Për 24 orë 117 akuza kundër 143 personave
01 nëntor 2024
| 15:20
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e shtatëmbëdhjetë (117) aktakuza, kundër njëqind e dyzet e tri (143) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.