Uzuni: Jam pranë për t’u bërë legjendë te Granada

01 nëntor 2024 | 15:48

Myrto Uzuni po kalon një formë të shkëlqyer në Spanjë. Futbollisti shqiptar është shumë pranë për të shkruar historinë me Granadën duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll. Në një intervistë për mediat hungareze, ai tregoi për formën e mirë që po kalon dhe objektivat e  këtij sezoni.

“Ndihem shumë mirë në Granada. Qyteti, tifozët dhe skuadra janë të mrekullueshëm. Fatmirësisht, po shkon mirë, kam shënuar 40 gola deri tani, jam 4 gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Jam afër që të përmendem në legjendat e klubit dhe kjo është e mrekullueshme për mua. Hungaria? Sigurisht që më mungon. Kanë kaluar 3 vite që kur u largova, por gjatë kësaj kohe e kam ndjekur skuadrën sa kam pasur mundësi, kam parë dhe ndeshje. Më mungon stadium, tifozët dhe çdo gjë që e rrethon Ferencvarosh. Do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time. Kurrë nuk do t’i harrojë momentet kur tifozët këndonin me emrin tim pas ndeshjeve”, u shpreh Uzuni.

Myrto Uzuni ishte pjesë e Ferencvaros nga vera e vitit 2020 deri në janarin e 2022, kur u bashkua me Granadan për 4 milionë euro. Kontrata e tij me Granadën përfundon në qershorin e vitit 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Skender Haliti - Një atdhetar i palëkundur që për…