Hoxhaj: Riza Vata ishte dhe mbetet i veçantë në historinë e Kosovës me emrin e tij
Sot me homazhe dhe me akademi, në përvjetorin e parë, është nderuar Riza Vata.
Në kryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se ndarja e tij nga jeta, pikëlloi gjithë shqiptarët, kudoqofshin ata.
“Riza Vata, duke qenë student i filozofisë në Zagreb nga vitet 1975, u bë një mësues i papërkulshëm dhe dinjitoz si veprimtar dhe atdhetar, duke u bërë parathënësi i lirisë dhe i pavarësisë!”.
“Që nga kjo kohë, ai ishte shembull i mospajtimit me pushtimin, me çdo lloj pushtimi e nënshtrimi serb, në të cilin ishte dikur Kosova, por ishte shembull edhe i sakrificës, i vendosmërisë dhe parimësisë politike e morale, duke vazhduar veprimtarinë në Suharekë më 1977, duke bashkëpunuar me shumë veprimtarë dhe patriotë!”, ka theksuar Hoxhaj.
Ai ka shkruar se Riza Vata u rreshtua në radhët e luftëtarëve të luftës çlirimtare të UÇK-së, dhe pas luftës dha kontribut në ndërtimin e strukturave të pushtetit lokal dhe në krijimin e shtetit të Kosovës!
“Riza Vata ishte dhe mbetet i veçantë në historinë e Kosovës me emrin e tij, me veprën e tij, me shembullin dhe lavdinë e tij”, ka deklaruar Hoxhaj.