PDK fton qytetarët t’i bashkohen Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën Kryeministër

01 nëntor 2024 | 17:31

Të dashur qytetarë,

Të dashur anëtarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës,

Me kënaqësinë më të madhe ju ftojmë të shtunën më 2 nëntor, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të na bashkoheni në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën Kryeministër.

Kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur.

Garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë këtë mision, është njeriu i dëshmuar në kohë dhe përgjegjësi të ndryshme, e që kudo ka shkëlqyer me suksesin më të madh: Bedri Hamza.

Prandaj, ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot me homazhe dhe me akademi, në përvjetorin e parë,…