Ademi Grabovci, kandidat për deputet
01 nëntor 2024
| 18:01
“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit”, ka shkruar në Facebook Ademi Grabovci.
Ai ka theksuar se vlerëson lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë.
“Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!Është koha që Dielli të lind përsëri!”, ka shkruar Grabovci.