Projektligjet e Serbisë për Kosovën, reagon ambasadori Rohde

01 nëntor 2024 | 23:32

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një postim të Zyrës së Jashtme Gjermane e cila mes tjerash ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët.

Kjo zyrë ka kërkuar nga Serbia rishqyrtimin e projektligjit të Serbisë.

“I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë ASMM”, thuhet në kërkesën e tyre të publikuar në platformën X.

Sipas Rohdes i cili ka shpërndarë këtë kërkesë, një veprim i tillë i Serbisë përbën shkelje të qartë të obligimeve të dialogut.

“Gjermania i kërkon Serbisë të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale pasi kjo do të përbënte shkelje të qartë të obligimeve të Dialogut”, ka shkruar ambasadori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e BBVK-së, kanë ndodhur debate të ashpra mes…