Libani sul*on me raketa Izraelin, raportohet për të lënduar

02 nëntor 2024 | 09:34

Në Izrael, sirenat u dëgjuan në disa rajone, pas së cilës u lëshuan tre raketa nga Libani dhe 19 persona u plagosën dhe u shkaktuan dëme materiale, sipas informacioneve nga ushtria izraelite.

Shtatë persona u plagosën në qytetin izraelit Tire, sipas shërbimit izraelit të urgjencës, shkruan timesofisrael.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) më vonë njoftuan se rreth 15 raketa u hodhën nga Libani.

Sipas IDF-së, rreth pesë raketa të lëshuara në Galilenë e Epërme u kapën dhe u shkatërruan para se të godasin objektivat.

Rreth 10 raketa u hodhën gjithashtu në zonën e Gjirit të Haifa dhe Galilesë dhe aktualisht nuk ka informacione për të lënduar.

Ndryshe, Izraeli ka nisur tash e sa kohë një ofensivë kundër militantëve libanez të Hezbollahut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka njoftuar se katër persona kanë tentuar të bëjnë…