Arrestohet një i dyshuar në Jarinjë për prezantim të dokumenteve false të Serbisë

02 nëntor 2024 | 09:41

Policia e Kosovës ka njoftur se një person është arrestuar në Jarinje në premten.

Ai dyshohet për falsifikim të dokumentit. Policia ka vërejtur se dokumentet e lëshuara nga Serbia mund të jenë të falsifikuara. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Izrael, sirenat u dëgjuan në disa rajone, pas së…