Haradinaj në 35-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu: Pa sakrificën e tyre s’e kishim arritur lirinë

02 nëntor 2024 | 13:50

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe me rastin e 35-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Haradinaj tha se pa sakrificën e heronjve nuk do ta kishte arrituri liria.

“Në përvjetorin e rënies heroike të heronjve tanë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nderojmë këtu ku pushojnë e po ashtu, nderojmë edhe tek vendi i rënies. Nuk ndalemi asnjëherë me i kujtu e nderu, vitet kalojnë, por e vërteta mbetet e njëjtë. Pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur për liri, nuk do ta kishim mbërri lirinë”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nderuar kryetar i degës, anëtarë të kryesisë së degës…