Enver Hoxhaj me bashkëpartiakë nderojnë heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
02 nëntor 2024
| 14:27
Zyrtari i lartë i PDK-së, deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me kolegë të partisë kanë bërë homazhe në 35-vjetorin e rënies së heronjëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se Sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e shtetit.
“Bashkë me kolegë, nderuam sot heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, për përvjetorin e 35 të rënies së tyre. Sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e shtetit! Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.