AAK-ja prezanton kandidatët për deputetë në Pejë, në mesin e tyre edhe djali i afaristit Ramiz Kelmendi, Egzoni

02 nëntor 2024 | 18:50

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka prezantuar sot kandidatët e saj për deputetë në qytetin e Pejës.

Në një konferencë për media, Ali Berisha nga ky subjekt i prezantoi gjashtë nga këta kandidatë.

Kandidatët në fjalë janë Arbër Tolaj, Diellza Kuka, Egzon Kelmendi, Gazmend Syla, Ramush Ahmeti, dhe Shemsedin Dreshaj.

Berisha para mediave tha se këto personalitete janë më të mirët që i ka AAK-ja në Pejë, sipas tij, të gjithë janë profesionistë të dëshmaur në fushat e tyre.

Më tej, ai shtoi se Peja e njeh punën dhe kontributin e Ramush Haradinajt, kryetarit të këtij subjekti.

“Peja e njeh punën tuaj për qëllimin e këtij qytetit, që Peja të jetë ashtu siç është e bashkuar. Qytetarët e dijnë kontributin tënd në qeverisjen e shkurt që ke pasë”.

“Peja e di kontributin tënd për themelimin e ushtrisë, Peja i di vendimet e tua për Kosovën”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, Doruntina,…