AKR-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e Ibrahim Rexhepit

08 tetor 2018 | 13:00

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e gazetarit dhe ekonomistit, Ibrahim Rexhepi i cili ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit, kolegut dhe mikut tonë të çmuar z.Ibrahim Rexhepi. Përveç veprimtarisë së tij politike dhe kontributit shumëvjeçar në fushën e ekonomisë dhe të gazetarisë në Kosovë, z.Ibrahim Rexhepi do të kujtohet edhe si mik i afërt dhe bashkëpunëtor shembullor në Aleancën Kosova e Re, ndërsa kontributi i tij në aspektin social dhe ndërnjerëzor ishte i jashtëzakonshëm” është thënë në telegramin ngushëllues të AKR-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni Sergio Ramos e konsideron lëvizjen e fundit që duhet…