Lluka: Ishte nder dhe privilegj të bashkëpunoja me ty Ibro

08 tetor 2018 | 13:08

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka (MZhE),  ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e gazetarit dhe ekonomistit, Ibrahim Rexhepi i cili ka ndërruar jetë sot.

Lluka ka thënë se Ibra, do të përkujtohet gjithnjë si një gazetar frymëzues për brezat e rinjë dhe për punën e kontributin e madh në fushën e gazetarisë dhe interesit publik në Kosovë.

Postimi i plotë i Llukës:

Me dhembje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibra, për plot 40 vite, me pasion e profesionalizëm të paskajshëm shkruante për çështje ekonomike dhe interesin publik në përgjithësi. Ibra do të përkujtohet gjithnjë si një gazetar frymëzues për brezat e rinjë dhe për punën e kontributin e madh në fushën e gazetarisë dhe interesit publik në Kosovë.

Sot, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ishte nder dhe privilegj të bashkëpunoja me ty Ibro, të faleminderit për kontributin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe…