Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në sfidën mes Real Madridit dhe Milanit

03 nëntor 2024 | 17:15

Gjyqtari slloven Slavko Vincic është caktuar që të ndajë drejtësinë në duelin e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Milanit.

Të martën do të rikthehet sërish Liga e Kampionëve me ndeshjet e radhës ku nuk pritet që të mungojë spektakli.

Të gjithë sytë do të jenë në ‘Santiago Bernabeu’ aty ku Real Madridi i Carlo Ancelottit do të jetë nikoqir i Milanit.

UEFA ka caktuar sllovenin Vinicic për të ndarë drejtësinë në atë takim, me Pol van Boekel të Holandës që do të jetë përgjegjës në VAR.

44-vjeçari ka ndarë drejtësinë po ashtu edhe në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, aty ku Real Madridi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2-0, por ajo ndeshje çuditërisht ishte e vetmja për të në të cilën kishte gjykuar Real Madridin.

Sa për Milanin, ai kishte qenë gjyqtar i ndeshjes ndaj Manchester United në vitin 2021 e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Ai gjithashtu kishte qenë gjyqtar kryesor edhe në fitoren me rezultat minimal 1-0 ndaj Atletico Madridit në nëntor të vitit 2021 dhe në humbjen me rezultat 3-0 ndaj PSG-së në tetor të vitit të kaluar./Telegrafi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të…