Prishtina fiton me 20 pikë dallim ndaj Prizrenit

03 nëntor 2024 | 20:45

KB Sigal Prishtina ka fituar sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 100:80 (33:19, 22:23, 22:16, 23:22), në javën e tetë të ProCredit Superligës.

Pas një fillimi të baraspeshuar 14:13, vendasit u shkëputën deri në 14 pikë epërsi, duke e fituar çerekun e parë 33:19. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë, dyfishuan epërsinë në 46:23, por prizrenasit u rikthyen, për të afruar shifrat në 46:36, kurse pjesa e parë përfundoi 55:42.

Kryeqytetasit kontrolluan lojën edhe në pjesën e dytë, për të triumfuar me 20 pikë dallim, 100:80.

Damiree Burns ishte më i miri te vendasit me 23 pikë e 18 kërcime, derisa te mysafirët u dalluan John Walker me 15 pikë e shtatë kërcime dhe Lenzelle Smith me 15 pikë e shtatë asistime.

Sigal Prishtina ka pesë fitore e tri humbje, derisa Proton Cable Prizreni dy fitore e gjashtë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Donald Trump i quajti sondazhet e fundit “të korruptuara”…