Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi shpallë kandidaturën për deputet, fton diasporën të mbështesë Bedri Hamzën për kryeministër
03 nëntor 2024
| 21:49
Në një tubim madhështor me mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës në Padova të Italisë, Patriot Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për deputet të Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025. Krasniqi shprehu besimin e tij para të pranishmëve të shumtë se zëri i diasporës duhet të ketë përfaqësim të fuqishëm në vendimmarrjet e Kosovës. Ai ka kërkuar që të rexhistrohen qytetarët që të kanë të drejtë për të votuar për zgjedhjen e duhur, Bedri Hamzën për kryeministër.
“Regjistrohuni dhe dilni në votime. Kosova ka nevojë për zhvillim, dhe Bedri Hamza është zgjedhja e duhur për kryeministër,” u shpreh ai, duke ftuar diasporën të angazhohet për të ardhmen e vendit. #KosovaMundetMaMire