Alternativa: Rezoluta e prezantuar nga pozita ka nevojë për përmirësime

08 tetor 2018 | 14:13

Alternativa, e cila drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila ka vlerësuar se dokumenti i prezantuar nga pozita për fazën finale të dialogut me Serbinë ka nevojë për diskutim më të gjerë dhe përmirësime substanciale.

Përmes një komunikate për medie, ky subjekt politik ka vlerësuar se konsensusi nacional për këtë çështje nuk ndërtohet me veprime të njëanshme.

“Partitë në Qeveri duhet të kuptojnë se koncenzuesi nuk ndërtohet me veprime të njëanshme të tyre, por ai duhet të jetë produkt i një qëndrimi të përbashkët të gjitha partive politike parlamentare”, është thënë në komunikatën e Alternativës, duke shtuar se Alternativa e konsideron të domosdoshme nevojën për platformë të përbashkët të Partive Parlamentare.

“Nëse kjo nuk mund të arrihet në këtë moment, atëherë vendi domosdo duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne e ritheksojmë se, Kosova në dialog me Serbinë nuk mund të përfaqësohet nga Presidenti i Kosovës për arsye të dëmeve të deritashme të shkaktuara me veprimet e tij të njëanshme”, është thënë në komunikatën e Alternativës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Berndard Chalandes nuk…