Roma synon angazhimin e Mançinit

04 nëntor 2024 | 10:59

Disfata kundër Veronës, duket se e ka vendosur fatin e trajnerit Ivan Juriq, tani është thjeshtë çështje kohë që drejtuesit e Romës të shkarkojnë trajnerin.

Zgjedhja e tij për të pasur Daniele de Rossin në krye të ekipit nuk rezultoi një lëvizje e duhur, ndërsa tani janë të detyruar të gjejnë një zgjidhje tjetër. Në kryeqytetin italian ka nisur një sondazh në shkallë të gjerë për të gjetur një pasues të denjë.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, duke nisur nga Paulo Sousa, trajneri aktual i Ah-Ahli, për të vijuar më pas me Edin Terziq, Graham Potter dhe deri te Frank Lampard. Këto janë vetëm disa nga opsionet, por dëshira më e madhe e drejtuesve është Roberto Mançini.

Tekniku italian sapo mbylli një aventurë të dështuar në Arabinë Saudite dhe është gati të rikthehet menjëherë në aksion, gjithnjë nëse ekziston oferta dhe projekti i duhur. Gjithsesi, përtej dëshirës apo zërave, sipas “Il Messaggero”-s, Mançini nuk është kontaktuar ende zyrtarisht nga drejtuesit e Romës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, po dëshmon në Dhomat e…