Ramadani i LV-së sulmon mediet: S’e kemi luksin të jemi demokratik me financimin me origjinë ruse ose serbe

04 nëntor 2024 | 13:54

Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po kërkohet shkarkimi i bordit të RTK-së pas skandalit me lajmin e rremë nga një medium boshnjak ndaj “Nacionales” dhe “Periskopit”, ka trashur edhe më tej sulmin ndaj mediave duke i qëndruar pretendimeve për “financim me origjinë ruse dhe serbe”.

“Kërkesën e kanë për një lajm që ka transmetuar RTK nga një medium i huaj i cili hedh dyshime mbi financat e disa mediave në Kosovë. Që transparenca e financave të mediave përbën shqetësim këtë e ka thënë edhe Raporti i Progresit të BE-së. Dyshimet mbi financimin e mediave nuk janë ‘fake news’ por shqetësim real”.

“Në këtë kohë kur Rusia po bën luftë reale dhe hibride në Ukrainë ne nuk e kemi luksin të jemi demokratik me financimin me origjinë ruse ose serbe. Brenga këtu e PDK-së është se pikërisht janë përmendur mediume që ua mbajnë vijën dhe ua shtyjnë politikat e tyre”, ka thënë Ramadani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka drejtuar…