Hoti tregon për kapjen e tri institucioneve publike nga pushteti
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka folur në seancën e Kuvendit ku është kërkuar shkarkimi i bordit të RTK-së.
Hoti ka numëruar tri institucione publike të kapura nga pushteti: AKI-ja, RTK-ja dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).
“Tek RTK-ja, përmes raportimeve se AKI-ja ka dërguar informata përmes kanaleve të tjera, që të transmetohen lajme të ndryshme në RTK. Një institucion publik është bërë pjesë e agjendës së AKI-së për luftën hibride. Kjo formë e funksionimit të RTK-së ka funksionuar vetëm në sistemet e kaluara, prandaj është cenuar e komprometuar misioni i RTK-së. RTK-ja e ka buxhetin të përafërt ose më shumë se Kuvendi i Kosovës, e financojmë nga taksat e qytetarëve. Ka qenë skandaloze ma pa si drejtorit të AKI-së i pamundësohet raportimi. Ose përcjellja e gazetarëve, ndoshta me të drejta, nga agjentë të AKI-së. Komisionit duhet t’i tregojë pse po ndodh kjo. Është pamundësuar raportimi i drejtorit të AKI-së”, ka thënë Hoti.