Arrestohet ndihmësi i lartë i Netanyahut, dyshohet se dha informacion të klasifikuar në mediet e huaja
04 nëntor 2024
| 16:00
Policia izraelite ka arrestuar një ndihmës të lartë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i dyshuar për rrjedhje të informacionit të klasifikuar në mediat e huaja.
Udhëheqësit e opozitës thonë se inteligjenca ishte “falsifikuar” dhe pjesë e një mashtrimi për të penguar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza, raporton “CNN”.
Hetimi përqendrohet në pretendimet se zyra e kryeministrit promovoi në mediat e huaja pretendimin se Hamasi po planifikonte të kontrabandonte pengje nga Gaza mbi kufirin egjiptian dhe të krijonte ndarje në shoqërinë izraelite për të bërë presion ndaj Netanyahut për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin.