Kryebashkiaku i Shkodrës zyrtarisht nën hetim nga SPAK-u
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.
Sakaq, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.
Ndërkohë, Beci ka bërë një reagim me ironi për një lajm që qarkullonte se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës.
“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palet”, shkruan Beci me ironi në rrjetet sociale.