Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale
04 nëntor 2024
| 23:32
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Prishtina, për të gjithë votuesit amerikanë që do të vendosin për presidentin e tyre.
Hovenier ndër tjera thotë se çdo zë luan rol thelbësor në procesin demokratik, përcaktuar në atë se kush përfaqëson qytetarë.
”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për të gjitha demokracitë”.
”Ato u japin qytetarëve mundësinë e rëndësishme për të luajtur rolin e tyre në formësimin e së ardhmes së kombit të tyre. Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, tregojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare që përkufizojnë të dy vendet tona”.