Osmani nga QKUK-ja: Pas kryerjes së mamografisë, me mamin dhe motrat
05 nëntor 2024
| 11:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga një vizitë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) me nënën e saj dhe motrat.
Ajo ka bërë me dije se ka bërë mamografinë.
“Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë që nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollet janë pa pagesë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!” – ka shkruar Osmani në “Facebook”.