Dielli nuk mbulohet me shoshë

05 nëntor 2024 | 12:31

Shkruan: Besa Ismaili

Dy të rinj vizionarë, dy bashkëluftëtarë që ishin përballur me sakrifica dhe vështirësi të mëdha gjatë rinisë së tyre dhe më pas edhe gjatë luftës për çlirimin e vendit. Ata u shquan për mençurinë, trimërinë, dashurinë dhe përkushtimin e tyre  për lirinë e vendit.

Në momente të vështira, ata qëndruan krah njëri-tjetrit, të gatshëm të flijonin gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e popullit. Besimi i ndërsjellë, përvoja e përbashkët në luftë dhe vizioni për një të ardhme më të mirë i bënë ata një ekip të pathyeshëm, duke frymëzuar bashkëluftëtarët e tyre dhe duke fituar respektin e të gjithëve.

Hashi Thaçi dhe Kadri Veseli, heronj të luftës dhe paqes!

Pas përfundimit të luftës dhe arritjes së lirisë, të dy bashkëluftëtarët morën rolin e liderëve për të ndërtuar një shtet të ri në liri. Ata udhëhoqën përpjekjet për rindërtimin e vendit, duke vënë në zbatim vlerat për të cilat kishin luftuar. Në udhëheqjen e tyre, ndërtuan Kosovën, një shtet demokratik dhe të drejtë, të mbështetur te vlerat e lirisë dhe drejtësisë.

Ata  qëndruan të bashkuar për përparimin e vendit dhe për të përmbushur idealet e lirisë që i kishin udhëhequr gjatë luftës. Jo vetëm për vete, por për të gjithë qytetarët e këtij vendi, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike.

Ata sot, serish bashkë, po mbrojnë faqebardhësinë e Kosovës.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, heronj të luftës dhe paqes, burim i pashtershëm frymëzimi për brezat që do të vijnë!

E dielli nuk mbulohet me shoshë, ai do të dalë përsëri! ☀️☀️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali Regjional i Pejës ngelet model i komunikimit me qytetarët…