Konjufca: Institucionet e sistemit gjyqësor të vendosin sa më parë drejtësi për Astritin

05 nëntor 2024 | 13:18

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ka 8 vite që të gjithëve na mungon, por Astrit Dehari është i pranishëm në zemrat e secilit prej nesh, teksa vazhdon edhe mungesa e drejtësisë.

“Ishte studenti i mjekësisë që iu dha me të gjithë dashurinë kësaj disipline, e përmes saj donte të mësonte e të shëronte sa më shumë. Ishte i përkushtuar, i palodhur e atdhetar, i gatshëm për t’iu futur punës, me shembullin e tij frymëzonte këdo. Ishte aktivisti shembullor në shërbim të emancipimit, mik zemre me të gjithë, se miqësia buronte prej idealit. Ai na dha krenari që e patëm dhe dhimbje që nuk e kemi më. Dha gjithçka, e ne duhet të japim gjithçka për ta vazhduar rrugën e tij deri në fund, me besnikëri të palëkundur ndaj idealit. Bëj thirrje ndaj institucioneve të sistemit gjyqësor që të vendosin sa më parë drejtësi. Kjo është drejtësi jo vetëm për Astritin, për familjarët, miqtë, bashkaktivitët e tij dhe popullin e Kosovës, por është edhe për vetë këto institucione që u keqpërdorën si mjet për të fshehur krimin. Drejtësia për Astritin është edhe çështje dinjiteti për institucionet e drejtësisë në vend. Lavdi Astrit Deharit, jetës dhe veprës së tij prej idealisti!”, ka thënë Konjufca pasi ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenusha ka diskutuar me Rezin për hyrjen e ish-bashkëshortit të…