Presidenti, Haradinajt: Korrigjoji deklaratat

08 tetor 2018 | 16:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një konference për media i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha sot se “korrigjimi i kufijve tashmë është opsion i vdekur”.

Presidenti ka ftuar kryeministrin Haradinaj që ta korrigjojë deklaratën.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat e tij në lidhje me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme për Kosovën. Të gjithë e dimë se pozitat tona nuk janë të përhershme, mund të ndërrohet në rast se nuk korrigjohen”, ka deklaruar presidenti, duke shtuar se një kryeministër normal nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi.

“Kjo tregon se ose është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Një kryeministër normal nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi”, ka thënë Thaçi, duke theksuar se: “Nuk jam fare i shqetësuar për deklaratat populiste apo elektorale pa asnjë përmbajtje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për…