Hamza pas vizitës në familjen e Thaçit dhe Veselit: Nëntorët e viteve të fundit s’janë si më parë

05 nëntor 2024 | 15:33

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale.

Hamza ka thënë se nëntorët e viteve të fundit nuk janë si më parë, pasi sipas tij, Thaçi, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre po i mungojnë Kosovës e familjeve të tyre.

“Sot i vizituam familjet e tyre, të cilat janë plot me shpresë, siç jemi edhe ne, që ky proces i stërzgjatur së shpejti do të marrë fund me konfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe rikthimin e tyre në mesin tonë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Ai ka thënë se sot më shumë se kurrë duhet të qëndrojnë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e popullit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në zyrat…