Katër vjet nga arrestimi i ish krerëve të UÇK-së, Limaj: Po përballen padrejtësisht me akuza të rreme, do ta fitojnë edhe këtë betejë
05 nëntor 2024
| 20:03
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar krerët e UÇK-së, në katër-vjetorin e burgosjes së tyre nga Gjykata Speciale.
Ai thekson se ata po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme në Hagë.
Postimi i plotë:
Lufta e UÇK-së është e pastër, është e drejtë, është e shenjtë!
Sot bëhen 4 vjet që bashkëluftëtarët dhe miqtë e mi po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme në Hagë.
Si njëri nga ata që ka triumfuar dhe ka fituar beteja të tilla, më së miri i kuptoj sfidat jo të lehta me të cilat po përballen ata, familjet e tyre, por edhe bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës!
Jam thellë i bindur, duke qenë i sigurt në pastërtinë e luftës sonë çlirimtare, ata do ta fitojnë edhe këtë betejë, si gjithë betejat e tjera për lirinë!