Rrezarta Krasniqi reagon ndaj skandalit me ilaçe në ministrinë e Arben Vitisë: Jeni të paaftë dhe mashtrues
05 nëntor 2024
| 20:11
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me raportimet për një skandal me ilaçe në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Arben Vitia.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është skandal i turpshëm dhe se qeveria është e paaftë dhe mashtruese.
Postimi i saj i plotë:
Skandali me miell, skandali me ujë dhe tani skandali me ilaqe.
Nuk janë të aftë për t’i shfrytëzuar grantet e BE-së, kthehen fondet prapa pastaj paguajnë më shtrenjtë me paratë e qytetarëve.
Jeni të paaftë dhe mashtrues. Skandal i turpshëm.