Interesim i madh në Kosovë për zgjedhjet amerikane – Ambasadori Hovenier ndan mesazhe për qytetarët

05 nëntor 2024 | 20:18

Televizioni i Gazetarëve në Kanalin10 ka nisur maratonen e përcjelljes së zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka dhënë një invervistë për Kanal10 ku ka folur për zgjedhjet presidenciale të cilat po mbahen sot në vendin e tij.

Ai është shprehur i lumtur me interesimin e madh të pupullit të Kosovës për zgjedhjet në Amerikë, ndërsa ka pas edhe disa mesazhe.

“I kam disa porosi që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Jemi shumë mirënjohës që populli i Kosovës e ka procesin tone zgjedhor dhe kjo fushatë, këto zgjedhje kanë treguar sa aktivë, sat ë begatshëm janë amerikanët për përgjegjësinë e tyre qytetare, për të vendosur se në çfarë drejtimi duhet të shkojmë dhe kush duhet ta udhëheqë vendin tonë”, ka thënë Hovenier.

“Diçka tjetër që dëshiroj të them është se mund të kemi vetëm një president në një moment dhe edhe pse mund të kemi zgjedhje tani sot dhe do ta dijmë edhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve, presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë se SHBA-të do të vazhdojnë t’i kryejnë disa punë të rëndësishme për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare deri më 20 janar”, ka thënë Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk mund t’iu ikë përgjegjësive të veta nga dialogu…