Dy gola në ndeshjen Real – Milan
05 nëntor 2024
| 21:31
Në “Santiago Bernabeu” po luhet mbrëmjen e sotme sfida më e rëndësishme e raundit të katërt të Champions League mes Realit të Madridit dhe Milanit.
Nuk kalon shumë dhe në minutën e 12-të vjen goli surprizë, që bën të heshtë ‘Bernabeu”.
Thiaw kalon kuqezinjtë në avantazh, pasi shënon me kokë nga një goditje këndi në portën e madrilenëve.
Avantazhi i italianëve zgjat pak, pasi në të 24-të, Vinicius Junior kthen baraspeshën me golin e realizuar nga pika e bardhë e 11 metrave.