MHP RIESEN Ludwigsburg, i fortë për Trepçën

05 nëntor 2024 | 21:35

Kampionia e Kosovës, Trepça ka pësuar nga MHP RIESEN Ludwigsburg me rezultat 87:54 (15:11, 25:13, 25:16, 22:14).

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së pestë të grupeve në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë ndeshjen me një seri 0:6, të përkrahur edhe nga tifozët shqiptarë në Gjermani, por më pas skuadra gjermane e mori lojën në duar dhe e kontrolloi deri në fund, për të triumfuar 87:54.

Për Trepçën u dalluan Larry Thomas me 21 pikë dhe Mikaile Tmusiq me 14.

Mitrovicasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje të zhvilluara.

Takimin e fundit, Trepça e zhvillon ndaj Caledonia më 13 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët koreano-veriorë, të dislokuar në Rusi për të luftuar trupat…