Për të përcaktuar një fitues në disa shtete mund të duhen disa ditë

05 nëntor 2024 | 21:41

Përcaktimi i fiuesit pas mbylljes së votimeve mund të zgjasë disa ditë në disa shtete

Në vitin 2020, Associated Press shpalli garën presidenciale në favor të Joe Biden katër ditë pas Ditës së Zgjedhjeve. Numërimi u ngadalësua atë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe një rritjeje të fletëve të votimit me postë, të cilat kërkojnë më shumë kohë për t’u numëruar.

Këtë herë, procesi i numërimit pritet të jetë më i shpejtë. Por nëse zgjedhjet janë tepër të ngushta, do të kërkohet më shumë kohë për të përcaktuar një fitues.

Disa “swing states” si Miçchigani dhe Uiskonsini, pritet të kenë rezultate jozyrtare deri të mërkurën. Të tjerë, si Arizona dhe Pensilvania, mund të kërkojnë disa ditë.

Ja një vështrim se çfarë mund të pritet në shtetet e betejës zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Trepça ka pësuar nga MHP RIESEN Ludwigsburg…