Interesim i madh për biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë

08 tetor 2018 | 16:38

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes Kosovës dhe Maltës, dalin në shitje sot nga ora 17:00.

Interesimi për të siguruar bileta është i madh, pasi radha në njërën nga pikat kryesore në qendër të Prishtinës është shumë i gjatë. FFK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie ka paralajmëruar se vetëm pesë bileta mund të blihen nga një person, në mënyre që të shmanget çfarëdo keqpërdorimi.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një emër i madh i futbollit anglez dhe atij evropian…