LIVE | AMERIKA VOTON, BOTA PRET MES TRUMP DHE HARRIS

05 nëntor 2024 | 23:42

Pas fushatës përçarëse, një komb i polarizuar ka fjalën e tij. Përditësimet e drejtpërdrejta të zgjedhjeve presidenciale 2024: Gara e Trump dhe Harris për në Shtëpinë e Bardhë është në finish.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, amerikanët votuan mes dilemës që ka përfshirë botën për të zgjedhur mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

Gjithë sytë janë te gara presidenciale mes Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump. Sipas sondazheve, të dy kandidatët kanë një shans afërsisht të barabartë për të fituar.

Qendrat e para të votimit mbyllen në orën 17:00 të së martës dhe të fundit në mesnatën duke hyrë e mërkura. Votimi në shtetet kryesore përfundon midis orës 18:00 dhe 21:00.

Në varësi të avantazhit të votave, dhe shpejtësisë së numërimit të fletëve të votimit në shtetet kyçe, ka gjasa që fituesi i mundshëm të njoftohet vonë të martën ose herët të mërkurën.

Megjithatë, gara e ngushtë ka rritur shanset që fituesi të mos dihet në natën e zgjedhjeve. Rezultati në Dixville Notch, një fshat në Nju Hempshër, cili sipas traditës, i hap qendrat e votimit menjëherë pas mesnate, duke u bërë i pari që voton dhe shpall rezultatet, mund të jetë një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Në Dixville Notch, ku ka vetëm 6 votues të regjistruar, vota u nda në mes, tre për zotin Donald Trump dhe tre për zonjën Kamala Harris.

Në garën presidenciale të vitit 2020 u deshën katër ditë për të shpallur fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, zoti Trump ka pretenduar pa fakte, se nëse ai humb, kjo do të ndodhte për shkak të manipulimit të votave.

Fushata e zonjës Harris është përgatitur për mundësinë që ai të shpallë fitoren përpara se të dihet fituesi të martën mbrëma apo të mos pranojë rezultatin, nëse ajo i fiton zgjedhjet. Katër vjet më parë, zoti Trump nisi një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, që përfundoi me një sulm më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit.

Dy kandidatët kanë pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.

Rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë. Sondazhet tregojnë se rivalët gëzojnë një mbështetje pothuajse të barabartë, me rreth 2% dallim nga njeri-tjetri.

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve dhe më pas?

Në shtetin më të fuqishëm në botë sot votohet. Votuesit amerikanë vendosin kë do të dërgojnë në Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris apo Donald Trump? Si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon numërimi?

Maratonë zgjedhore në SHBA: Këtë 5 nëntor votohet në shtetin më të fuqishëm në botë. Nuk bëhet fjalë vetëm për presidentin e ardhshëm, por edhe për anëtarët e Kongresit. Sondazhet parashikojnë një garë kokë më kokë mes Kamala Harris (Demokratët) dhe Donald Trump (Republikanët).

Kush voton?

Rreth 244 milionë njerëz të moshës 18 vjeç e lart janë thirrur për të votuar. Në disa shtete të SHBA-së, kushdo që është dënuar për një krim të rëndë i ndalohet të votojë.

Kush zgjidhet?

Përveç kreut të ri të shtetit, do të emërohen edhe anëtarë të rinj të Kongresit, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Gjithsej 469 vende – 34 nga 100 në Senat dhe të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve – janë para zgjedhjeve.

Si votohet?

Mund të votohet me votim me postë, me votim të hershëm ose duke votuar në qendrën e votimit në ditën e zgjedhjeve vetë Virginia filloi votimin e hershëm, i cili praktikohet në 47 shtete, më 20 shtator.

Kjo u pasua nga Kalifornia (7 tetor), Teksasi (21) dhe Florida (26) gjatë tetorit. Votimi me postë ishte i mundur edhe më herët në disa shtete, në Karolinën e Veriut që nga 6 shtatori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin…