Komisioni parlamentar dhe ministrja Hoxha bashkërendojnë aktivitetet për vizat

08 tetor 2018 | 17:12

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane sot kanë pritur në takim pune ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në procesin e lobimit për liberalizimit e vizave për Kosovën.

Duke pasur parasysh që jemi në fazën finale të vendimmarrjes së institucioneve të BE-së, si dhe duke pasur parasysh rolin e Komisionit për Integrime Evropiane në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarët e këtij Komisioni kanë shprehur vullnetin e tyre që në  koordinim me Ministrinë e Integrimit Evropian të vazhdojnë angazhimin e tyre më të shtuar në procesin e lobimit të shtetet anëtare të zonës Schengen, me qëllim që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti.

Po ashtu anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane, si dhe ministrja Hoxha, ranë dakord se nevojitet një bashkëpunim më i theksuar i të dyja palëve, që të ketë koordinim në procesin e lobimit të vizave, në atë mënyrë që të organizohen sa më shpejt takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe të merren veprimet  e duhura drejt përmbylljes me sukses të këtij procesi.

/Epoka e re/​ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërcuar me zgjedhje kryeministrin…