Vihet gurthemeli i objektit të AMF-së në Uglar të Gjilanit

06 nëntor 2024 | 15:59

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Uglar të Gjilanit,  e cila përpos që do të ofroj shërbime cilësore për banorët e këtij lokaliteti, do të ketë edhe infrastrukturë moderne.

Në këtë ngjarje ishin edhe disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë e shëndetësorë dhe përfaqësuesit e fshatit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ndërtimi i Ambulantes së Mjekësisë Familjare në Uglar po bëhet me qëllim për t’i përmbushur nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me shërbime mjekësore.

Ai ka thënë se shpreson që punët do të kryhen mirë dhe shpejt. “Së bashku me deputetë, asamblistë dhe drejtorë, vumë gurthemelin e AMF-së në Uglar”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, infrastruktura e re dhe moderne, me një hapësirë prej 180 metrash katrorë dhe në vlerë prej rreth 130 000 euro do të ofrojë shërbime cilësore dhe lehtësisht të qasshme për banorët. “Java e shëndetësisë, sapo ka filluar, na presin edhe shumë lajme të reja deri të premten”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo nuk njeh as moshë e as limite, përkundrazi,…