Gruaja që e denoncoi kunatin për dhunim raportoi rrejshëm, futet në telashe me Policinë

06 nëntor 2024 | 18:13

Hetimi i nisur pas denoncimit të një rasti të dhunimit në Mitrovicë të Veriut zbuloi se gjithçka ishte inskenuar. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme që rezultuan se gruaja që kërkoi ndihmë kishte raportuar rrejshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ishte denoncuar më 4 nëntor, kur 41-vjeçarja, tashmë e dyshuar, e denoncoi vëllain e bashkëshortit, kunatin e saj 53-vjeçar për dhunim, pas një mosmarrëveshje gjoja që kanë pasur mes vete.

Raportimi i saj aktivizoi Policinë dhe i dyshuari u arrestua dhe u ndalua për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi”.

Sinjali mëson se brenda afatit ligjor janë ndërmarrë veprimet hetimore dhe është vërtetuar se gruaja në fjalë ka deklaruar rrejshëm lidhur me rastin.

E njëjta është intervistuar sërish, ku para hetuesve policorë nuk e ka mohuar raportimin e rremë.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, i është ndërprerë masa e ndalimit policor 53-vjeçarit, ndërsa ndaj 41-vjeçares është iniciuar rasti për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin…