DOKTOR ILIR HASANI – DITË TË ZEZA E KANË MBULUAR VENDIN TONË

06 nëntor 2024 | 18:50

Te nderuar të pranishëm,
Bashkëpartiak,
Të nderuar kumanovar,
Të nderuar shqiptar gjithandej nga jeni,
I nderuar komandant, faleminderit që sot erdhe të na vizitosh edhe në Kumanovë për të bashkëbiseduar të gjithë me bashkëqytetarët tanë

Ditë të zeza na e kanë mbuluar vendin tonë.
Nuk kisha mund me e paramendu se mund të vijmë deri në këtë derexhe.
Çdo ditë që kalon ne po përbuzemi me shumë, edhe atë me aminin e partisë shqiptare që është në koalicion qeveritar.
Të dashur Kumanovarë, ditët e para të qeverisjes VMRO-VLEN, na i përbuzën mërgimtarët duke na i hjekur nga çdo përllogaritje, edhe atë na e zvogëluan përqindjen e shqiptarëve nga 30 në 24%, dhe përllogaritjen për pjesmarrje në këtë shtet, si në punësime, si në numër të këshilltarëve, si në investime në komunat shqiptare.
Po vëllezërit tanë që përkohësisht e kanë lënë vendin për këto arsye, ata të cilët çdo vit sjellin shuma të mëdha parash në vendin tonë, sot të njëjtit edhe më shume na përjashtohen nga çdo përllogaritje.
A spo ju duken demagogji këto premtime të qeverisjes së tanishme se po punojnë për kthimin e mërgimtarëve në vendin e vet?
Edhe përkundër krejt kësaj, pushtetar nga partia shqipetare në pushtet as nuk duan të dëgjojnë të reagojnë!
Me urdhër të VMRO, dhe me egzekutim rapid të VLEN, na i hjekën drejtorat organizativ nëpër Klinika.
Sot pacientat si dhe mjekët shqipëtar, nuk kan derë ku të trokasin, se edhe drejtorat e përzgjedhun janë ata të cilët janë të përshtatshëm të Maqedonasve.
Na i përzunë të gjithë ata të cilët ishin në prag të marrjes së vendimit për punësim, ( me qindra), dhe bile me akuza se ne nuk i kishim pas rregulluar statusin e tyre, e ata i larguan bile syni rrap nuk iu bente.
Balanseri u hjek nga gjykata kushtetuese, me urdhër rapid të VMRO-së, dhe partija shqiptare ne pushtet, le sa nuk reagoi, po bile edhe e arsyentonte hjekjen e balanserit, me të cilin janë punësuar dhe avansuar vet ata, po edhe me të afërmit e tyre.
Paralajmerohen edhe eliminimi i pjesëve të ligjit të gjuhës
A do të jetë e ardhmja përdorimi i flamurit!
A do të jetë e ardheshmja UT?
Sdua të besoj, por këta po na kthejnë para 2001-shit.
Çka po presim më shumë?
Nëse BDI paska gabuar diku, ose ështe vonuar diku, po ju pushtetar të tanishëm duhet ta ngreni zërin për t’i përmirësuar gabimet tona, e jo për ta prish krejt të mirat që shqiptarët i siguruan me Marrëveshjen e Ohrit dhe mbi 20 vjet pune e lufte me pushtetin Maqedonas.
A e din si po e bëni ju?
Nëse unë kam gabuar në operimin e këmbës, po kirurgi i ardhshëm duhet ta përmirësoje gabimin, e jo ta amputojë krejt këmbën.
Ju po i hjekni dalngadalë gjymtyrët shqipes, edhe hiq nuk merziteni.
Asnjë zë nga pushtetarët, që ruajnë kolltuqet, lexojnë deklarata me fusnotë “prevedi”.
Së paku le ta ngrejnë zërin, të rezistojnë siç bëri Doktor Lena i Strugës, që doli e ua tha në fytyrë se ju jeni në qeveri vetëm për realizimin e kauzes së VMRO-së në dëmtimin e shqipetarëve, sa e mundur ma shpejtë dhe sa e mundur më shumë.
Nuk e kam pritë këtë nga vëllezërit tanë.
Kur punon kundër kombit tënd, edhe zoti të denon, e mos të folim për qytetarët.
Aq i dukshëm është dështimi, sa edhe fëmiu në djep e ka kuptuar më.

Nuk është vonë.
Mos lejoni të shkruheni në analet e historisë moderne.
Sepse këto punë nuk harrohen lehtë.

Kur e bën një punë pa nijet, është i predisponum dështimi,
Kur e bën një punë pa legjitimitet, është i predsponum shkatërrimi.

Faleminderit
Dr. Ilir Hasani,
Kumanove, 04.11.2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pasdite, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në…