Matoshi paralajmëron rikthimin e Grenellit: “Re e zezë” për Qeverinë e Kosovës

06 nëntor 2024 | 22:03

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi, e ka cilësuar si lajm të mirë ardhjen e Donald Trump në pushtet.

Matoshi ka theksuar se Trump është i njohur me aspektet e krizës së Kosovës, pasi sipas tij, ai ka qenë shef i presidencës asokohe kur Hoti dhe Vuçiq ishin takuar në zyrën ovale në SHBA.

“E them me vetëdije të plotë lajm i mirë për arsye se dëshmohen dy çështje; e para se Washingtoni nuk do të heqë dorë nga Kosova… Nën dy mendoj se zotri Trump është tashmë i njohur me aspektet e krizës së Kosovës”, ka thënë Matoshi.

Për rikthimin e Grenellit, Matoshi ka paralajmëruar se ai do të jetë një “re e zezë” për Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe sipas Reuters, Richard Grenell, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani synon të jetë Sekretari i ri i Shtetit Amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për…