Telefonatë 25 minutëshe, Macron dhe Trump bisedojnë për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

06 nëntor 2024 | 22:10

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte një “diskutim shumë të mirë” me Donald Trumpin për krizat e mëdha të botës gjatë një bisede telefonike që zgjati 25 minuta, tha zyra e Macronit.

Macron shprehu qëndrimet e tij për “rëndësinë” që SHBA-ja ta marrë parasysh Bashkimin Evropian dhe ata folën edhe për Ukrainën dhe për Lindjen e Mesme, tha zyra e presidentit francez.

Presidenti francez tha se është i gatshëm të punojë me Trumpin në këto çështje dhe për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit, sipas zyrës së tij./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi, e ka cilësuar…