![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/F394F224-0FD5-45C2-B4D1-5B04CD06F17D.jpeg)
Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Fatmir Nimanin
08 tetor 2018
| 23:11
Pranë teje as plagët s’i kam ndjerë!
Daut Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Dukagjinit, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kujtuar ish- bashkëluftëtarin e bashkëfshatarin e tij Fatmir Nimonin.
Haradinaj, me anë të një fotografi të shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, ka kujtuar edhe plagët që i shkaktoi lufta e fundit në Kosovë. Plagët janë të dukshme dhe shihen në faqen e tij.
Pranë teje as plagët s’i kam ndjerë!
S’më ka dhimtë kurrë, kur krah vetës kam pas djem si Fatmir Nimoni.
E të tillë ka pas shumë. Lavdi. D.H “, ka shkruar ai krahas fotografisë.