Ahmeti kërkon zbardhjen e rastit nga Serbia për rrahjen e dy të rinjve shqiptarë

09 tetor 2018 | 11:34

Lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD) njëherësh kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur të papranueshme rrahjen e dy shqiptarëve në Novi Sad nga një grup huliganësh vetëm pse flisnin shqip.

Sipas tij, këto incidente janë të papranueshme dhe janë pasojë e retorikës dhe politikave shoviniste që kanë mbizotëruar në Serbi një kohë të gjatë.

Ahmeti ka thënë se institucionet tona duhet menjëherë të kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhjen e rastit nga organet e rendit në Serbi.

“Dy shqiptarë u rrahën brutalisht në natën në mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad nga një grup huliganësh vetëm pse flisnin shqip. Çlirim Maloku është në gjendje të rëndë. Këto incidente janë të papranueshme, dhe janë pasojë e retorikës dhe politikave shoviniste që kanë mbizotëruar në Serbi një kohë të gjatë. Institucionet tona duhet menjëherë të kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhjen e rastit nga organet e rendit në Serbi. Ne do të punojmë me kolegët tonë socialdemokratë në BE të përfshijmë dënimin e incidentit në raportet mbi lirinë dhe demokracinë në Serbi!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e dhjetë e IPKO Superligës zhvillohet në mesjavë më…