Propozohet themelimi i çmimit për gazetari ekonomike “Ibrahim Rexhepi”

09 tetor 2018 | 11:43

Në shenjë respekti të veprës së Ibrahim Rexhepit, i cili vdiq të hënën në moshën 64 vjeçare është propozuar themelimi i çmimit për gazetari ekonomike “Ibrahim Rexhepi”.

Idenë për krijimin e këtij çmimi e ka dhënë gazetari dhe redaktori i ekonomisë në “Telegrafi.com”, Lulzim Ahmeti.

Ai ka thënë se themelimi i këtij çmimi duhet të bëhet në shenjë vlerësimi dhe kontributi të veprës së Rexhepit. “Të themelohet çmimi për gazetari ekonomike “Ibrahim Rexhepi”

Në shenjë të vlerësimit të veprës dhe kontributit të gazetarit Ibrahim Rexhepi, për gazetarinë  e në veçanti për gazetarinë ekonomike propozojë që të themelohet çmimi për gazetari “Ibrahim Rexhepi”.

Ibra jo vetëm çmime, por me veprat e  tij, meriton respekt dhe vlerësim maksimal”, ka shkruar Ahmeti në profiline vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD) njëherësh kryetari i Komunës së…