Hoti: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, rrugë e gjatë

09 tetor 2018 | 12:27

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se rrahja e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad vetëm pse po flisnin shqip tregon qartë se sa tensione ka ende në mes të dy popujve.

Ai ka thënë se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve është e gjatë.

Hoti kërkon nga Serbia të dëshmoj kundërshtim të fuqishëm ndaj kësaj ngjarje gjenocidiale dhe të mbrojë qytetarët e udhëtarët pa dallim etnie.

“Rrahja e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad vetëm pse po flisnin shqip tregon qartë se sa tensione ka ende në mes të dy popujve. Rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve është e gjatë. Kërkojmë që Serbia të dëshmoj kundërshtim të fuqishëm ndaj kësaj ngjarje gjenocidiale dhe të mbrojë qytetarët e udhëtarët pa dallim etnie. Kjo duhet të dëshmohet nga Serbia duke vënë shpejt kryesit e këtij akti përballë drejtësisë dhe siguruar transparencë të plotë të procedurave të ndjekura nga organet e drejtësisë për këtë rast.  Ju uroj djemve tanë shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Hoti në llogarinë ë vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR),  ka mbajtur mbledhje komemorative me…