Tahiri: Pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti, segmente të fytyrës së re të drejtësisë

09 tetor 2018 | 12:30

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se ndër çështjet e para për të cilat ‘Drejtësia 2020’ do të angazhohet është përfundimi i rasteve të shumta gjyqësore që për vite të tëra mbajnë peng realizimin e drejtësisë për qytetarët tanë.

Ai ka thënë se në funksion të kësaj, krahas masave tjera të rritjes së përgjegjësisë së menaxhimit të kalendarit të shqyrtimeve gjyqësore, po punohet edhe në metodat alternative të zgjidhjes së kontesteve.

Tahiri ka deklaruar se barazia, neutraliteti, pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti janë segmentet e fytyrës së re të sistemit që duan dhe për të cilin do të angazhohen institucionet vazhdimisht.

“Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Ndërmjetësimin, në ditët në vijim do të rrisim kapacitetet dhe numrin e ndërmjetësuesve të cilët janë agjent të rëndësishëm që do të mundësojnë zgjidhje të shpejtë, efikase dhe me kosto të ultë të mosmarrëveshjeve. Me ligjin e ri, kemi plotësuar direktivën e Bashkimit Evropian duke bërë ndërmjetësimin një masë obligative për disa lloje të çështjeve për të cilat qytetarët rëndom kanë pritur me vite në procese gjyqësore. Ndërmjetësuesit do të jenë pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe do të shërbejnë si shtyllë e rëndësishme në përkushtimin tonë për një drejtësi të shpejtë, përmbajtjesore dhe në të cilën do të kenë besim qytetarët tanë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shuma marramendëse që merr aktorja Meyrem Uzerli për një episodë.…