Ramadani publikon listën për ndeshjet me Poloninë dhe Gjermaninë

09 tetor 2018 | 12:34

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Hendboll, Taip Ramadani, ka publikuar listën e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Kosova është në grupin e parë së bashku me Gjermaninë, Poloninë dhe Izraelin. Më 24 tetor Kosova luan me Poloninë në Ostrowiec, kurse më 28 tetor e pret kombëtaren e Gjermanisë, që është prej më të mirave në botë. Në listën e selektorit Ramadani janë 18 lojtarë, 12 prej tyre të klubeve të Superligës së Kosovës. Besa Famgas përfaqësohet nga pesë lojtarë, Prishtina nga tre, Kastrioti i ka dy lojtarë, ndërsa Drita e Vëllaznimi nga një. Lojtarë të klubeve të huaja në kombëtare ka nga Gjermania, Suedia dhe Zvicra. Ata do të bashkohen me kombëtare në Turqi më 20 dhe 21 tetor. Në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese, kombëtarja jonë luan dy ndeshje kontrolluese ndaj Turqisë, më 21 e 22 tetor. Grumbullimi i kombëtares, përkatësisht i lojtarëve të Superligës, do të bëhet më 17 tetor, ndërsa përzgjedhësi Ramadani do të ndihmohet nga trajnerët Fadil Kqiku e Erhan Shahini, trajneri i portierëve Veton Hajrizi, ai i përgatitjes fizike Enver Tahiraj dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.

Lista e hendbollistëve

Arbër Curri, Beni Sula, Kastriot Jupa, Kreshnik Krasniqi, Florim Hoxha, Dymal Kërnaja, Lindrit Fetahu, Enis Kabashi, Fatlum Ahmeti, Deniz Terziqi, Oltion Beshiri, Endrit Abdullahi,Luigj Quni, Drilon Tahirukaj, Haris Berisha, Mursel Mehmeti, Bujar Ramosaj, Bujar Ramosaj, Fidan Cimili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se…