Griezmanni: ‘Topin e Artë’ duhet ta fitoj një francez

09 tetor 2018 | 14:58

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka shprehur mendimin se lojtari më i mirë në botë duhet të zgjidhet nga ekipi Kombëtar i Francës.

Franca triumfoi në Kupën e Botës, kurse Paul Pogban, Kylian Mbappen, Hugo Lorisin dhe Antoine Griezmannin janë të nominuar për “Topin e Artë”.

“Lojtari më i mirë në botë duhet të vijë nga ekipi më i mirë në botë. Ekzistojnë gjykime dhe mendime të ndryshme, por mendoj se një lojtar francez duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ne e kemi fituar Kupën e Botës”, ka thënë Griezmann.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në…