Rooney: Messi më i mirë se Ronaldo

09 tetor 2018 | 17:43

Waney Rooney po luan sezonet e tij të fundit në MLS në Amerikë. Sulmuesi ka folur me lojtarin më të mirë që ai ka takuar dhe duket se nuk ka asnjë dyshim.

Sipas anglezit, Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo, ndonëse me portugezin ka pasur mundësi që të luajë tek Manchester United.

“Në sytë e mi Barcelona është skuadra më e mirë, pasi Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ronaldo ka ndryshuar shumë, pasi në fillim ka qenë një anësor, më pas kalon në sulmues dhe u bë golashënues. Messi me dy prekje të topit mund të jetë në zonën kundërshtare dhe të shënojë. Ai mund të bëjë çdo rol në fushë, pasi mund të shënojë, por luan dhe pas, i tërhequr në thellësi të mesfushës”, ka deklaruar Rooney.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Prishtinë është mbajtur punëtoria rreth integrimit të gruas…